Mirena dënon vendosjen e fotove të Aurona Pelajt në hapësirat publike - NACIONALE

Mirena dënon vendosjen e fotove të Aurona Pelajt në hapësirat publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena është shprehur kundër fushatës linçuese që po i bëhet infermieres e cila është gjiruar duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në Pejë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është çmenduri vendosja e fotografisë së infermieres nëpër hapësirat publike.

“Çfarë çmendurie! A organizohemi si turma shkojme e nxjerrim prej burgut edhe e qesim ne turre te druve? …”, ka shkruat ai.

Gjatë një proteste sot në Gjakovë, protestuesit kanë vendosur në hapësirat publike postier ku bëhet thirrje për dënim maksimal të Aurona Pelajt, e cila ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Gjykata dje ka vendosur 30 ditë paraburgim për Aurona Pelaj dhe dy infermieret tjera, të cilat në videon e publikuar shihen duke u qeshur dhe tallur me viktimën.

Lajme të ngjashme