Ministra, deputetë e aktivistë magjepsen me thënien më të re të Albin Kurtit, e shpërndajnë masivisht
Kryeministri Albin Kurti foli në konferencën e sotme për media për situatën në veri dhe për planin franko-gjerman. Por, duket se ministrave, deputetëve dhe aktivistëve të tij iu ka lënë përshtypje një thënie e tij.
"Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë," - tha kryeministri Kurti mes tjerash.
Ai foli edhe për planin franko-gjerman, e për të cilin u shpreh se "nuk e kishte refuzuar" megjithëse kishte pasur vërejtje. Në anën tjetër, tha se Serbia e kishte refuzuar këtë plan por po e maskonte këtë refuzim përmes veprimeve të fundit në veri që kulmuan në dorëheqjet masive të zyrtarëve serbë.
Sidoqoftë, aktivistët e Vetëvendosjes pavarësisht funksionit që kryejnë në Qeveri apo parti (VV) duket se kanë mbetur të mahnitur.
Këtu po i ndajmë me lexuesit disa prej shpërndarjeve, si ajo nga ministrja Albulena Haxhiu, deputetët Nijazi Isaku, Tinka Kurti, Arijeta Rexhepi e Arjeta Fejza dhe nga aktivisti i shquar Elvis Hoxha.









