Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë për situatën në veri: Dialogoni
Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, ka reaguar për braktisjen e institucionëve të Kosovës nga ana e Listës Serbe dhe për krijimin e tensionëve të reja në veri.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka është shprehur e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, dhe braktisjen e institucionëve e ka konsideruar si një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.
Me tutje, ajo ka kërkuar kthimin e palëve në dialog.
“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës . Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka në Twitter.
Concerned by developments in North of #Kosova. Quitting #Kosova's institutions is an act of escalation at a time when cooperation & constructive dialogue is needed. This is not the moment for quitting & boycotting. This is a moment when dialogue is needed more than ever.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) November 6, 2022
Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka qëndruar deri në këtë kohë i heshtur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.