Me më shumë hapësirë dhe argëtim, Jumbo Fushë Kosovë zhvendoset në Central Park - NACIONALE

Me më shumë hapësirë dhe argëtim, Jumbo Fushë Kosovë zhvendoset në Central Park

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Jumbo Fushë Kosovë, destinacioni i preferuar i blerjeve për të gjithë familjen, tashmë është zhvendosur në Central Park. Me ambiente të reja të modernizuara, Jumbo në dyqanin e ri orientohet edhe më shumë drejt shërbimit ndaj klientëve.

Dyqani i ri ofron më shumë lehtësi në zgjedhjen e produkteve si pasojë e hapësirave më të mëdha ekspozuese, duke filluar nga produktet për shtëpi, kuzhinë, kopshtari, organizim dhe pastrim, deri te produktet e kozmetikës, lodrat dhe artikujt për bebe, produktet sezonale etj.

Ambientet ofrojnë edhe më shumë argëtim në eksperiencën tuaj të blerjeve me mjedise të dedikuara për fëmijët, me lodra dhe aktivitete që nxisin imagjinatën e tyre.

Për të festuar hapjen e dyqanit të ri në Central Park, përgjatë tre ditëve 22-24 mars, për të gjithë klientët do të ketë ulje, argëtim dhe shumë surpriza. Fëmijët do të zbaviten me Maskotat Gjigande dhe Makinën e Dhuratave.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jumbo nuk është vetëm një dyqan, por një vend që i ofron klientëve mundësinë të përjetojnë çdo stinë, festë, dëshirë apo hobi.

Për më shumë informacione, mund të na ndiqni në rrjetet sociale sociale, Facebook, Instagram, TikTok dhe Youtube.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme