Matoshi kritikon skulpturën e Faik Rexhepit: "Ideja kreative por skulptura asht dobët, duhet nji ditë të zëvendësohet" - NACIONALE

Matoshi kritikon skulpturën e Faik Rexhepit: "Ideja kreative por skulptura asht dobët, duhet nji ditë të zëvendësohet"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Halil Matoshi, ka thënë se ideja për vendosjen e skulpturës së Faik Rexhepit në Prishtinë është kreative por është e punuar dobët.

Matoshi në Facebook ka shkruar se e “trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?”.

“Skulptura asht dobët e realizume si në përmasa anatomike, portretizimit, ashtu edhe në aspektin e vlerës estetike dhe duhet nji ditë të zëvendësohet!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

S’luej vendi!

(Kritikë një ideje kreative)

1.

Faik Rexhepi, preshevari i qëndresës kosovare, simas historisë së dokumentueme nga Maestro Hazir Reka e ka siguru përjetësinë, në sheshin atëherë qëndror të Prishtinës dhe në mbamendjën e shqiptarëve të Kosovës.

Por, Prishtina asht kryeqytet dhe për shtatoret e saj, duhet konkurse ndërkombëtare, i ndershmi Prefekt, Përparim Rama, e jo t’u lihen studentave dhe amaterëve, megjithë vullnetin e mirë dhe idenë e bukur!

2.

Skulptura asht dobët e realizume si në përmasa anatomike, portretizimit, ashtu edhe në aspektin e vlerës estetike dhe duhet nji ditë të zëvendësohet!

E për me e vlerësu veç sy duhet me pasë, jo shumë edukim estetik!

3.

Sëdyti, ideja e lidhjës së njeriut me tokën dhe me nji Atdhe e nji njeri qi ka qindrue e që u flet tana kohëve: s’luej vendi!, asht universale dhe ndjenjë sublime, kështuqë diku duhet me e vu nji shënim (nashta në Guidën e Prishtinës ose në katalogjet e monumenteve?) me nji fjali përshkruese të ngjarjës e sidomos me emnin e personazhit, datën e ngjarjës reale dhe emnin e autorit të fotografisë, Hazir Reka, falë të cilit asht kriju kjo histori lirie!

4.

“Njeriu kambkryq para Grandit”, kështu e njohin qytetarët Faik Rexhepin dhe kështu pa pllakë e emër do t’i plakë kohnat (laudatio për idenë kreative të autores), por historia e tij duhet të multiplikohet!

P.S.

Më trishton fakti se askush ma s’flet për shije estetike e shpirtin e qytetit!?

Lajme të ngjashme