Maliqi tallët me konferencat e Abazit: Pse ato duhet të jenë ekskluzivitet i figurave historike?
Politologu Agon Maliqi është tallur me konferencat e deputetit të LV-së, Haki Abazi, i cili po i mban cdo të premte.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar me ironi se pse këto konferenca duhet të jenë ekskluzivitet vetëm i disa figurave historike.
“Kush s’e ka me u çu secili prej neve me mbajt konferenca për shtyp të premteve për tema të rëndomta. Pse duhet të jenë ato ekskluzivitet i figurave historike si Rugova apo ndonjë deputeti? I ftoj gazetarët hajdeni qitu te Soma bojna llaf e muhabet se po pritoj me shkrujt statusa”, ka shkruar Maliqi.