Maliqi: Qeveria u tall dhe poshtëroi ndërmjetësuesit kur modifikoi çështjen e afatit të targave pa koordinim
Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se nëse qeveria e Kosovës është pajtuar fillimisht me SHBA-në dhe BE-në për shtyrjen e afatit për t'i dhënë hapësirë propozimit të cilin po e quan pozitiv, e pastaj pas kësaj marrëveshjeje e ka modifikuar pa koordinim me ta modelin e kësaj shtyrjeje, kjo nuk është çështje sovraniteti por tallje dhe poshtërim i ndërmjetësuesit, të cilit kështu i humb kredibiliteti për të ndërmjetësuar.
Maliqi e ka quajtur këtë: “Sulm direkt ndaj fuqisë së perëndimit në Ballkan për t'i drejtuar zhvillimet dhe fuqizim i palëve të tjera që synojnë destabilizim, apo edhe i Serbisë që synon ta sabotojë marrëveshjen.”