Maliqi ironizon me Haki Abazin: Mos ia sabotoni konferencat ku vendoset për fatin e vendit
Analist Agon Maliqi me mëngjes ka zgjedhur të ironizojë me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazin.
Ky i fundit çdo të premte po del në konferencë për media në Kuvend, për të dhënë qëndrimet e tij rreth temave politike.
E për këtë, Agon Maliqi ka kërkuar që të dëgjohet qëndrimi i Abazit për planin franko-gjerman.
Ai ka ironizuar duke thënë që të mos sabotohen këto konferenca, ku po vendoset për fatin e Kosovës.
“Mirëmëngjes. Ju lutem mos u ngutni shumë me pozicionime për propozimin franko-gjerman pa e dëgju të premten edhe qëndrimin e atij deputetit në Kuvend. Mos ia sabotoni njeriut konferencat kur po vendoset për fatin e vendit. Kjo është si me ia ndal konferencat Rugovës në vitet 90”, ka shkruar Agon Maliqi në facebook.