Makulin - për shikim dukshëm më të mirë - NACIONALE

Makulin - për shikim dukshëm më të mirë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Për dekada të tëra, Dietpharm është emër i besueshëm në fushën e shtesave ushqimore, i njohur për cilësi të lartë, formulë të zhvilluar shkencërisht për të ofruar zgjidhje për problemet e ndryshme shëndetësore të njerëzve. Në mesin e produkteve të tij është edhe linja Makulin, që vazhdon këtë traditë duke ofruar një mënyrë të besueshme për t'u kujdesur për shëndetin e syve, duke përmirësuar një nga shqisat më të rëndësishme për ne: shikimin.

Në ditët e sotme, shikimi ynë është relativisht i dobësuar, pasi sytë ekspozohen çdo ditë e më shumë ndaj ekraneve të kompjuterëve, telefonave dhe televizorëve. Orët e gjata të kaluara para pajisjeve digjitale, dritave blu, si dhe faktorët mjedisorë si ndotja dhe rrezet ultravjollcë, ndikojnë negativisht në shëndetin e syve dhe përshpejtojnë lodhjen e tyre.
Për të ruajtur shikimin e qartë dhe të shëndetshëm, kujdesi i duhur është thelbësor. Pikërisht për këtë është krijuar grupi Makulin nga Dietpharm – pikat për sy që mbrojnë dhe mbështesin shikimin në mënyrë natyrale.

Shumica e makulinëve përmbajn luteinë dhe zeaksantinë, dy karotenoide të fuqishme që gjenden në Makulë – pjesa e syrit që mundëson shikimin e mprehtë dhe me detaje. Këta përbërës ndihmojnë në filtrimin e dritës blu dhe mbrojnë retinën nga dëmtimet. Formula është pasuruar me zink dhe vitaminë E, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e shikimit normal dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Përdorimi i pikave Makulin çdo ditë ndihmon në ruajtjen e një shikimi të qartë dhe të shëndetshëm dhe siguron mbrojtje të vazhdueshme për sytë tuaj në botën digjitale të sotme. Mënyrat e përdorimit të pikave për sy Makulin dhe sasia e perdorimit bëhet pas konsultave me specialisitin e fushës së oftamlologjisë.

Makulin – për një shikim të mirë dhe më të shëndetshëm

Shikimi më i mirë dhe i shëndetshëm ka rëndësi të madhe sepse ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe funksionimin e përditshëm. Cilat janë përfitimet kryesore?

Përfitimet kryesore të pikave për sy Makulin janë:

  • Mbron sytë nga drita blu e ekraneve
  • Zvogëlon lodhjen dhe thatësinë e syve
  • Mbështet shikimin e qartë dhe të qëndrueshëm
  • Lehtësues për përdoruesit e lenteve
  • Ofron mbrojtje antioksiduese për qelizat e syrit
  • Përmban përbërës të provuar shkencërisht
  • Dietpharm është brend i njohur evropian me prejardhje nga Kroacia, që në vendin e origjinës njihet si Fidifarm d.o.o me përvojë shumëvjeçare në prodhimin e shtesave ushqimore me cilësi të lartë duke përfshirë pikat për sy Makulin, që ju mundëson të kujdeseni për shikimin tuaj çdo ditë në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.

Për të mësuar më shumë rreth nesh dhe produkteve tona, ju ftojmë të na ndiqni në faqen tonë në Facebook.

Autor i artikullit: Dietpharm Kosova

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme