Lushi: Qeveria e Kurtit në vend se të shpërndajë vitra për pensionistët, duhet t’i rrisë ato
Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjen e nga 100 eurove shtesë për pensionistët, pasi sipas tij, kjo kategori nuk janë për vitra dhe lëmosh.
Lushi ka thënë se në vend të ndarjes së këtyre mjeteve, Qeveria Kurti duhet t’i ngrit pensionet në raport me shkallën e inflacionit.
“Qeveria e Kurtit në vend se të shpërndajë vitra për pensionistët duhet t’i rrisë pensionet duke i indeksuar me shkallën e inflacionit. Pensionistët nuk janë kategori sociale që i duhet dhënë lëmosha të herëpasherëshme, por i kanë fituar pensionet me punë dhe djersë.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Kutjojmë se Ministria e Financave sot ka bërë të ditur se janë transferuar mjetet buxhetore për pensionistët si dhe shtesa prej 100 eurove.
