Lushi: E pabesueshme dhe ndoshta kriminale që Qeveria nuk tregon çka po zhvillohet në dialog - NACIONALE

Lushi: E pabesueshme dhe ndoshta kriminale që Qeveria nuk tregon çka po zhvillohet në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Amerika, Uk Lushi, është shprehur i mllefosur për mostransparencën e Qeverisë Kurti ndaj bisedimve që po ndodhin për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Lushi ka thënë se është e pabesueshme dhe ndoshta kriminale, që as qeveria e as opozita nuk tregojnë ndonjë informacion se çka është tu ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi.

Më tej, në shkrimin e tij në Facebook, Lushi ka kritikuar kryeministrit, Albin Kurti që po negocion në fshehtësi dhe që po mbahet populli në terr informativ.

Shkrimi i plotë i tij:

E pabesueshme dhe ndoshta kriminale: as qeveria dhe as opozita asnjë informacion çka është duke u biseduar dhe ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi.

Problemi me Serbinë është një problem jetik për qytetarët e gjallë të Kosovës dhe ata që ende nuk janë lindur, por politikanët negociojnë në fshehtësi.

Kryeminstri Kurti, që sulmonte me furi parardhësit pse flisnin për Kosovën pa Kosovën, prej jo negociata- vetëvendosje ka ardhur në pozicion— takohem me Serbinë kur dhe ku të doni. Kuvendi hesht. Qyetatarët të tulatur s’ pipëtijnë ndërkaq prehen rrobat e fatit të tyre dhe krejt shqiptarëve për mbase një shekull. Momentalisht dhe në të ardhmen e afërt nuk ka finale e populli mbahet në terr.

Si është e mundur?! Si erdhëm në këtë distopi?!

Lajme të ngjashme