Le Duc – shoqëruesi më i mirë i mbrëmjeve tuaja me Euro 2024 - NACIONALE

Le Duc – shoqëruesi më i mirë i mbrëmjeve tuaja me Euro 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë u bënë disa ditë që një nga ngjarjet më të mëdha ne Futbollin europian ka filluar. Tifozët në vendin tonë po përjetojnë emocione të papara në përcjellje të kombëtares shqiptare dhe përfaqësueset e tjera favorite të tyre në Euro 2024.

Emocionet sa vijnë e rriten, tek sa njerëzit i kalojnë netët në ambiente të ndryshme, duke kaluar momente të paharruara, që përjetohen vetëm çdo 4 vite.

E gjatë këtyre netëve të veçanta, patjetër se tavolinat tona kompletohen nga produkte të ndryshme, që shtojnë edhe më shumë kënaqësinë e këtyre ndejave me shoqëri e familje.

Le Duc ju sjell një përzgjedhje të parezistueshme të mezeve vegjetariane, pa mish, që përgaditen lehtë dhe mbi të gjitha: me shumë shije!

Onion Rings – rrathë qepe krokante, për një shije fantastike.

Kërpudha të bukosura – për adhuruesit e kërpudhave, Le Duc sjell Breaded Mushrooms. Mahnitëse!

Chili cheese nuggets – Shijo nugget pa asnjë copë mishi. Djath i shkrirë përsosmërisht, pak pikanteme copëza speci.

Mozzarella Sticks – Krijo snack me shkopinjtë mozzarella. Adhuruesit e djathit do të marrin një shije vërtetë të artë, si ngjyra e tyre.

Nacho cheese Triangles – është trekëndëshi pikat. Krokant deri në kulm!

Kombinimi i produkteve Le Duc ju sjell snacks dhe meze të shijshme, qe do të jenë shoqëruesi më i mirë i netëve me plot emocione.

Për herë të parë në Kosovë, mund të shijoni produktet nga brendi Le Duc. Tani mund të krijoni meze premium, që janë shumë të lehta për përgaditje. Shijoni çdo moment të lojës, pa kaluar orë të tëra në kuzhinë.

Merrni të preferuarat tuaja në supermarketin më të afërt dhe thjesht shijoni lojërat e UEFA Euro 2024.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme