Latifi: As s’mund t’i bindim e as t’i detyrojmë serbët të ndryshojnë sjelljen ndaj Kosovës
Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se ka dy mënyra për ta ndryshuar sjelljen politike të tjetrit: njëra quhet arti i të bindurit, tjetra detyrimi me force, e që sipas tij aktualisht në Kosovë nuk janë në dispozicion asnjëra për ndryshim të sjelljeve të serbëve ndaj shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë për ta shteti i Kosovës është një krijesë e përkohshme.
“Nuk i detyrojmë dot, sepse ushtarakisht nuk jemi në gjendje t'i detyrojmë, por edhe sikur të ishim, vështirë se do të na mirëkuptonte bota perëndimore”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se si kompensim për mungesën tonë politike e kulturore, na mbetet të besojmë në atë që Konica e quan "fatbardhësia e rasteve historike".