Kushaj i SBASHK-ut: Populli s’e voton atë që i bjen mësuesit në këtë gjendje - NACIONALE

Kushaj i SBASHK-ut: Populli s’e voton atë që i bjen mësuesit në këtë gjendje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Reshit Kushaj ka reaguar ndaj atyre që po kritikojnë grevën e sindikatave.

Kushaj në Kanal10 ka kërkuar që të mos ketë paragjykime mbi kërkesat e sindikatave.

Madje, ai ka thënë se “populli nuk e voton atë që i bjen mësuesit në këtë gjendje”.

“Por s’mund të thoni paragjykime për kërkesat tona. Ne këto kërkesa i kemi pasur të vazhdueshme. Kam qenë i pranishëm në grevën e madhe të Fakulteti Teknik. Populli nuk e voton atë që mësuesin e bjen në këtë gjendje vazhdimisht. Ne kemi pritur që dikush t’u drejtohet mësimdhënësve. Neve po na duhen pare jo darka”, tha Kushaj në Politiko.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për akuzat që po i bëhen SBASHK-ut për bashkëpunim me politikën, duke thënë se ky subjekt nuk është produkt i asnjë partie politike.

Lajme të ngjashme