Kusari: Pas liberalizimit të vizave, disa agjensi turistike kriminale do të goditen keq
Flutura Kusari, juriste, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar votimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave.
Ajo ka theksuar se pas liberalizimit, goditjen më të madhe do ta pësojnë “disa agjensi turistike kriminale”, që sipas saj e kanë shfrytëzuar liberalizimin e vizave për të fituar miliona.
“Goditjen më të madhe pas liberalizimit do ta kenë disa agjensi turistike kriminale që e kanë shfrytëzu mosliberalizimin me fitu miliona në kurriz të hallegjinjëve.” – theksoi zonja Kusari.
Postimi i plotë:
Ndryshe, sipas njoftimit për mediat, vendimi i sotëm i hap rrugë Presidencës Çeke të BE-së që t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian për vizat.
“Ambasadorët e vendeve të BE-së u pajtuan të mërkurën për mandatin negociues të Këshillit Evropian për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Mbi bazën e këtij mandati, presidenca do t’i fillojë bisedimet me Parlamentin Evropian. “Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tash shpresojmë që të arrijmë marrëveshje shpejt me Parlamentin Evropian për ta bërë këtë premtim realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundshëm nga përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e kontrolleve kufitare, menaxhimit të migrimit dhe sigurisë, dhe ne besojmë që ky bashkëpunim i mirë vetëm do të bëhet më i fuqishëm në të ardhmen”- ka thënë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky.
