Kusari dekonstrukton fjalët e Qeverisë Kurti: Po provojnë të shpëtojnë nga faji, kanë narrativë të rrezikshme
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook ku dekonstrukton narrativën e pushtetit pas vrasjes makabre që ndodhi në oborrin e QKUK-së.
Kusari ka ngritur një mori pyetjesh që adresojnë pikërisht përgjegjësinë e Qeverisë Kurti për rastin në fjalë dhe rastet e ngjashme.
Ajo i ka cilësuar reagimet e kryeministrit dhe të ministres së drejtësisë së “propagandë”.
“Ju ftoj që të mos bini pre e propagandës së qeverisë të cilët po tentojnë (dhe normalisht që do të dështojnë) të fajësojnë një hallkë të sistemit, kryesisht prokurorët dhe gjykatësit. Vini re: policia nuk fajësohet nga qeveritarët sepse është nën MPB.”
Ajo ka thënë se një gjë e tillë do të shpëlajë nga përgjegjësia për mbrojtje të grave qeveritarët.
“Përgjegjesia duhet të kërkohet nga qeveria dhe pastaj nga hallkat tjera.” – është shprehur znj. Kusari.
Ajo e ka cilësuar si të rrezikshme narrativën qeveritare.