Kurti tha se takimi me SBAShK-un e prish rregullin e shtetit, Osmani pas pak e pret Jasharajn në Presidencë - NACIONALE

Kurti tha se takimi me SBAShK-un e prish rregullin e shtetit, Osmani pas pak e pret Jasharajn në Presidencë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Para disa ore, kryeministri Albin Kurti lëshoi një breshëri akuzash ndaj SBAShK-ut, duke i cilësuar kërkesat e tyre si absurde, irracionale, e të papërgjegshme.

Madje, Kurti deklaroi se grevat po rrënojnë shtetit, teksa tha se nuk do të takohet me SBAShK-un pasi që është takuar me BSPK-në, duke u arsyetuar se ka një rregullsi në shtet.

“Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi”, theksoi Kurti.

Por, presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar në takim me krerët e SBASHK-ut, po ashtu BSPK-në.

Në ora 15:00 do të fillojë takimi, teksa zonja Osmani po synon të luaj rolin e saj unifikues, ashtu siç edhe është e paraparë me Kushtetutë.

Lajme të ngjashme