Kurti reagon për rastin në Pejë: Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, institucionet janë aktivizuar - NACIONALE

Kurti reagon për rastin në Pejë: Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, institucionet janë aktivizuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ngjarejes së rëndë në Pejë ku disa infermiere në qendrën për të moshuar në Pejë keqtrajtuan një të moshuar.

Kurti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebool se institucionet në vend janë aktivizuar pas këtij sulmi

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar kryeministri.

Lajme të ngjashme