Kujdes gjithëpërfshirës, bashkëpunues për sëmundjet më komplekse neurologjikale - NACIONALE

Kujdes gjithëpërfshirës, bashkëpunues për sëmundjet më komplekse neurologjikale

1 javë më parë

nga NACIONALE

Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem në Turqi është shtëpia e një prej departamenteve me gamën më të gjerë të shërbimeve të Neurokirurgjisë në botë. Ky departament shquhet për përvojën e tij të gjerë, ekspertizën e rafinuar, teknologjitë e përparuara, trajtimet inovative, studimet shkencore inovatore dhe qasjen multidisiplinare, duke ofruar shpresë për pacientët dhe familjet në mbarë botën.

Pacientët mund të vuajnë nga sëmundje të ndryshme neurologjike, duke filluar nga ato të menaxhueshme me procedura të thjeshta, deri te të tjerat që kërkojnë operacione të mëdha dhe një qasje multidisiplinare. Disa sëmundje neurologjike mund të jenë të lindura, ndërsa të tjerat zhvillohen me kalimin e moshës për shkak të proceseve degjenerative. Për më tepër, shkaku i saktë i çrregullimeve të caktuara mund të mbetet i panjohur.

Klinika e Neurokirurgjisë pranë Acıbadem ofron trajtim për një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë tumoret e trurit te të rriturit dhe fëmijët, epilepsinë, sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjet cerebro-vaskulare si aneurizmat dhe keq formimet arterio-venoze (AVM), paralizën cerebrale etj. Në Acıbadem, i gjithë procesi i trajtimit për sëmundje të tilla planifikohet, ekzekutohet dhe mbikëqyret me përpikëri nga një ekip multidisiplinar, duke siguruar kujdes gjithëpërfshirës nga diagnoza deri te trajtimi.

Trajtimi efektiv i tumoreve të trurit

Tumoret e trurit janë ndër sëmundjet neurologjike më të njohura dhe më të rënda. Megjithëse ato përbëjnë vetëm 2% të të gjithë tumoreve, disa raste mund të jenë shumë komplekse dhe të rrezikshme, duke i bërë tumoret e trurit shkakun e 10-të kryesor të vdekjeve të lidhura me kancerin. Tumori i trurit është një rritje jo normale e shkaktuar nga shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave të trurit. Përveç kësaj, tumoret nga pjesë të tjera të trupit, të cilat njihen si tumore metastatike të trurit, mund të përhapen në tru.

Për trajtimin e tumorit të trurit, operacioni i heqjes së tumorit, i cili përfshin heqjen e lezionit nga truri në mënyrë të sigurt, është shpesh qasja e parë. Kjo procedurë mund të lehtësojë dhimbjen, të rivendosë funksionin dhe stabilitetin neurologjik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit. Për pacientët me tumore beninje, kirurgjia është zakonisht e mjaftueshme për të eliminuar tumorin. Megjithatë, kirurgjia mund të mos jetë një zgjidhje e plotë për tumoret malinje. Edhe pse operacioni mund të jetë ende i dobishëm duke hequr tumorin plotësisht ose pjesërisht, zakonisht më pas nevojiten trajtime shtesë si radioterapia dhe/ose kimioterapia.

Ekipi i Neurokirurgjisë pranë Acıbadem është i përkushtuar për trajtimin e pacientëve me të gjitha llojet e tumoreve të trurit. Kirurgët tanë kanë përvojë të jashtëzakonshme në menaxhimin e çdo lloj tumori të trurit. Për më tepër, në sallën e operacionit, teknologjitë më të fundit përdoren për të arritur rezultatet më të mira. Neuro-monitorimi ndihmon në parandalimin e dëmtimeve neurologjike, neuro-navigimi ofron udhëzime të sakta kirurgjikale për heqjen e saktë të tumorit dhe MRI-ja intra-operative gjeneron imazhe në kohë reale për të lehtësuar heqjen sa më të plotë të tumorit. Në Acıbadem, për gati 30 vjet janë trajtuar me sukses pacientë me tumore që variojnë nga të thjeshtë në më kompleks, e deri tek ata më sfidues.

Një klinikë e përqendruar ekskluzivisht në çrregullimet neurologjike pediatrike

Neurokirurgjia pediatrike është një specialitet unik dhe vetëm një numër i kufizuar neurokirurgësh fokusohen vetëm në trajtimin e fëmijëve në mbarë botën. Acıbadem ofron shërbime gjithëpërfshirëse të neurokirurgjisë pediatrike, duke filluar nga shërimi i epilepsisë dhe menaxhimi i paralizës cerebrale, e deri te trajtimi i tumoreve të trurit dhe adresimi i keq formimeve kongjenitale. Departamenti i Neurokirurgjisë Pediatrike pranë Acıbadem çdo vit kryen me sukses operacione në mbi 600 foshnja, bebe dhe fëmijë nga e gjithë bota. Në varësi të çrregullimit të pacientit, specialistë të fushave të ndryshme, duke përfshirë kirurgjinë pediatrike, ortopedinë, neurologjinë pediatrike, onkologjinë pediatrike, radioterapinë, neuroradiologjinë dhe fizioterapinë, bashkëpunojnë nën drejtimin e neurokirurgjisë pediatrike, për të hartuar strategjinë më optimale të trajtimit për çdo pacient. Në Acıbadem, pas operacioneve shpesh aplikohen fizioterapia dhe rehabilitimi si një komponent i vlefshëm i neurokirurgjisë pediatrike, për të optimizuar rezultatet te fëmijët. Kjo njësi është krijuar posaçërisht për t’u shërbyer fëmijëve.

11,000 pacientë janë trajtuar me Gamma Knife në Acıbadem

Gamma Knife është një alternativë trajtimi jo-kirurgjikal për disa sëmundje neurologjike, të tilla si tumoret e trurit dhe keq formimet arterio-venoze (AVM). Ajo dërgon me saktësi të lartë një rrezatim shumë të fokusuar te lezionet në tru. Ekipi i Neurokirurgjisë pranë Acıbadem ka qenë pionier i adoptimit të trajtimit Gamma Knife në rajon. Në Turqi, Njësia e parë Gamma Knife (1997) u krijua nga neurokirurgë të cilët aktualisht janë neurokirurgë aktivë pranë Grupit për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem. Trajtimi me Gamma Knife filloi në Acıbadem në vitin 2006, dhe vazhdoi me versionet e reja të pajisjes të blera në 2012 dhe 2017. Sot neurokirurgët në Acıbadem përdorin versionin më të fundit të pajisjes. Më shumë se 11,000 pacientë nga e gjithë bota janë trajtuar me Gamma Knife në Acıbadem pa nevojën e një operacioni të hapur në tru.

Kirurgjia DBS ndihmon pacientët me sëmundjen e Parkinsonit të rifitojnë pavarësinë

Sëmundja e Parkinsonit është një fushë tjetër me interes për neurokirurgjinë. Është një sëmundje degjenerative që zakonisht shfaqet me simptoma të tilla si dridhje, vështirësi në ecje dhe ngurtësi muskulore, të cilat mund të ulin ndjeshëm cilësinë e jetesës së pacientëve. Në Departamentin e Neurokirurgjisë pranë Acıbadem, kur medikamentet nuk janë më efektive në menaxhimin e dridhjeve ose spazmave të muskujve, ne aplikojmë operacionin e stimulimit të thellë të trurit (DBS), për të ndihmuar në rivendosjen e kontrollit të lëvizjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Me afro 1000 procedura të suksesshme DBS të kryera deri më sot, neurokirurgët në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem njihen si liderë në këtë fushë, duke demonstruar ekspertizën dhe përvojën e tyre të gjerë në operacionet e DBS.

Qasje multidisiplinare në trajtimin e çrregullimeve neurologjike

Departamenti i Neurokirurgjisë pranë Acıbadem është i përkushtuar të ofrojë kujdesin më të mirë dhe më të plotë për pacientin nëpërmjet mjekëve me përvojë dhe teknologjive të avancuara, si për pacientët e rritur ashtu edhe për fëmijët. Për të arritur rezultatet më të mira të mundshme për çdo pacient, ekipi i neurokirurgjisë bashkëpunon me mjeke nga specialitete të ndryshme, duke përfshirë neurologjinë, radiologjinë, ortopedinë, radioterapinë, onkologjinë pediatrike, patologjinë, fizioterapinë, etj.

Acıbadem plotëson kërkesat e shumta të pacientëve dhe familjeve të tyre që kërkojnë trajtim kirurgjikal për sëmundjet neurologjike. Për të mësuar më shumë, ju ftojmë të kontaktoni Zyrat e Informacionit të Acıbadem.

Lajme të ngjashme