Kryeziu për dialogun: Në një javë kanë ndodhur gjëra që është dashur të ndodhin para 7 vitesh
Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci, në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se brenda pak javësh po ndodhin gjëra të cilat do të duhej të ndodhnin para 7 vitesh.
Kujtojmë që Escobar gjatë ditës së sotme ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas krerëve të shtetit, i dërguari special nga Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka pasur takim edhe me liderët e opozitës.
Pas Prishtinës, Escobar do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.