Kryeziu: Integrimi i serbëve nuk do të ndodhë me tabela te automjeteve - NACIONALE

Kryeziu: Integrimi i serbëve nuk do të ndodhë me tabela te automjeteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka ftuar institucionet e Kosovës që të kenë kujdes me vendimin për targat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë periudhë kur partnerët ndërkombëtar kanë shtuar angazhimin maksimal për arritjen e marrëveshje brenda muajve apo javëve, më së paku politika dhe institucionet e Kosovës kanë nevojë për situata të cilat potencialisht mund të eskalojnë në dhunë.

Sipas tij, integrimi i serbëve nuk do të ndodhë me tabela te automjeteve dhe në mënyrë të kushtëzuar.

Politikanët nga opozita dhe pozita, institucionet tona, do duhet të tregojnë përgjegjësi e veprime serioze, angazhim maksimal që dialogu të ketë afat sa më të afërt për përmbyllje dhe përmes dialogut të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfundimi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve do të jetë rruga nëse jo e vetmja, më efikasja e cila do çojë në integrimin e serbëve në Republikën e Kosovës. Përndryshe, nëse vullnetin e qytetarëve Serb të Kosovës dëshirojmë ta shohim të shkëputur në tërsi nga politikat e shtetit Serb, përpjekjet tona për integrimin e tyre do jenë të barasvlershme gati thuajse me dështim. Integrimi i serbëve nuk do të ndodhë me tabela te automjeteve, e më së paku në mënyrë të kushtëzuar”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme