Krasniqi: Serbia e Rusia kërkonin konflikt në veri, s'e di pse Kurti hynte në skenarin e tyre - NACIONALE

Krasniqi: Serbia e Rusia kërkonin konflikt në veri, s'e di pse Kurti hynte në skenarin e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor i rregullt i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për dëgjimin e ambasadorit amerikan.

Ai ka thënë se një deklaratë e tillë është shokuese. Krasniqi shkruan se Serbia e Rusia po kërkonin konflikt civil të armatosur në veri.

“Serbia e Rusia po kërkonin konflikt civil të armatosur në veri. Nuk kuptohej pse Kurti po hynte në skenarin e tyre. Tash është më e qartë kush dhe qysh e ka ndalë, prapë në momentin e fundit. Ia ka hequr shkrepsen nga dora, natyrisht në stilin amerikan.”, shkroi ndër të tjera z.Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë Kurti sot ka dhënë një informacion se përse u pajtua të arrinte një kompromis për çështjen e targave.

“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, citohet të ketë thënë z.Kurti në një intervistë për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung.

Këtë deklaratë e bëri publike gazetari Michael Martens që është korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung.

Lajme të ngjashme