Krasniqi: BE-ja ka filluar ta kuptojë se Serbia nuk shkëputet nga vasaliteti rus
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se Bashkimi Evropian ka filluar ta kuptojë se Serbia nuk shkëputet nga vasaliteti rus.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për ta shkëputur nga Rusia, Serbia duhet të izolohet dhe t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian.
“Si duket Bashkimi Evropian ka filluar të zgjohet nga kllapia e ta kuptojë se Serbia nuk shkëputet nga vasaliteti rus, duke i dhënë favore e duke e lejuar që të destabilizojë BeH, Malin e Zi e Kosovën, sa herë t’i teket. Për ta shkëputur nga Rusia, Serbia duhet të izolohet dhe t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian. Me llafe kot, Serbia nuk merr vesh. Në fakt Evropa e ka krijuar Serbinë si shtet monstrum nga luftërat ballkanike dhe ka përgjegjësi për krimet që ka bërë Serbia tash 110 vite. Sidomos Franca, po edhe Britania e Madhe e Italia. Për Rusinë as që ia vlen të harxhohet fjalë, ajo ka qenë gjithmonë sponsorizuesja e krimeve serbe, siç është edhe sot”, ka shkruar Krasniqi.