Krasniqi: Albin Kurti ka korrur një fitore të fortë taktike kundër Vuçiqit - NACIONALE

Krasniqi: Albin Kurti ka korrur një fitore të fortë taktike kundër Vuçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi beson se me emërimin e Nenad Rashiqit ministër kryeministri Albin Kurti ka shënuar një fitore taktike kundwr Aleksander Vuçiqit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë Kurt ka nxjerr fytyrën e vërtetë të presidentit serb.

Krasniqi ka vlerësuar se sharjet që Vuçiqi bëri kundër Kurtit, Rashiqit, Trajkoviqit dhe zyrtarëve të BE-së treguan se presidenti serb nuk ka ndryshuar.

Pas dështimit të panevojshëm me targat, Albin Kurti ka korrë një fitore të fortë taktike kundër Vuçiqit. Me emërimin e Rashiqit si ministër, Kurti ka arritë ta tregojë fytyrën e vërtetë fashiste të Vuçiqit . Emërimi i Rashiqit mund të mos jetë në pajtim me Kushtetutën vërtet, po kjo do të mirret vesh më vonë. Ajo që dihet tash është se zgjedhja e Rashiqit e zbulojë faqe botës Vuçiqin e tërbuar, fashist të papërmbajtur. Sharjet e ndyra të Vuçiqit jo vetëm kundër Kurtit, Rashiqit, e Trajkoviqit po edhe kundër zyrtarëve të BE-së, e bënë të ditur se Vuçiqi nuk ka ndryshuar, ka mbetur po ai papagalli i Sheshelit, po ai Gebelsi i Millosheviqit”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, nëse Vuçiqi nuk shkon në samitin e Tiranës, do të tregojë se ai është mercenar i presidenti rus.

Të gjithë e panë, të tmerruar nga egërsia e tij, madje edhe vetë serbët. Ndërsa nëse nuk shkon në samitin e Tiranës, atëherë ai definitivisht do të shihet edhe si mercenar i Putinit. Kështu duhet të bëhet politika, pra, duke dëmtuar armikun e jo duke dëmtuar veten, siç pati bërë Kurti me problemin e targave të veturave”, është ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme