“Koncepti i mosnjohjes” - Ahmeti komenton deklaratën e Konjufcës për dokumentin franko-gjerman
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklaratave të kryeparlamentarit Glauk Konjufca në lidhje me planin franko-gjerman.
Konjufca në Rubikon, deklaroi se ky plan ka bazë të mirë, derisa konfirmoi se Qeveria i ka kthyer përgjigje Francës dhe Gjermanisë sa i përket kësaj çështje.
“Tash edhe kryeministri e tha, për bazën. Aty bile është neni 2, është thelbi i kësaj marrëveshje, aty ku flitet për sovranitetit...Relacionet mes Kosovës dhe Serbisë do të organizohen sipas një artikulli 2, të kapitullit 2, të Kombeve të Bashkuara, që është e drejta e barabartë e shteteve, shkruan aty, sovraniteti dhe respektimi i sovranitetit reciprok si dhe e drejta e vetëvendosjes së palëve, të të dy palëve, me ia respektu të drejtën e vetëvendosjes”, tha Konjufca.
Ndërkaq, në lidhje me këtë, Ahmeti ka bërë një shkrim në Facebook.
Postimi i plotë:
Koncepti i mosnjohjes në propozimin franko-gjerman e për të cilin foli Glauku:
Vucici duke cituar propozimim e Fr e Ge
"të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet e parimet të përcaktuara në kartën e OKB, posaçërisht ato të cilat kanë të bëjnë me barazinë sovrane të gjitha shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit teritorial”.
