Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Afërdita Mikullovci drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale Policore, Mitrovicë e Jugut, mori pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia.
Ky kurs, është mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel MIkullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.
Në njoftim thuhet se Kolonelja Mikullovci ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.
"Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra ” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t'i shërbesh komunitetit dhe të shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët".
PK njofon se pjesëmarrja e saj u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit tëpërbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonelja Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën.
