Koha kur ministrja e Arsimit e përkrahte grevën e mësimdhënësve - NACIONALE

Koha kur ministrja e Arsimit e përkrahte grevën e mësimdhënësve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dalur kundër grevës së përgjithshme e cila ka përfshirë edhe të gjitha nivelet e arsimit.

Ajo kishte deklaruar se kjo grevë është e panevojshme pasi me Ligjin e ri të Pagave, mësimdhënësit do të kenë paga më të larta.

Por, sa ishte në opozitë, Nagavci dilte fuqishëm pro grevave të mësimdhënësve, transmeton Nacionale.

Në një konferencë për media të mbajtur në vitin 2019, ministrja e Arsimit bashkë me Ismajl Kurteshin, i kishin dalur në mbështetje mësimdhënësve.

“Disa nga problemet kryesore në sektorin publik në Kosovë janë kaosi me pagat e të punësuarve, pabarazia në paga për pozita ekuivalente, jotransparenca gjatë klasifikimit të pozitave, por edhe diskriminimi për kategori të caktuara. Është e papranueshme për ne që projektligji parasheh rritje të pagës për, deputetët, presidentin e qeveritarët përderisa kategori të caktuara të punëtorëve të arsimit rënditen me pagë më ulët madje edhe se shoferët dhe ata që punojnë si mbrojtje e afërt e qeveritarëve”, kishte deklaruar Nagavci asokohe si deputete.

Madje Nagavci kërkonte që të bëhej presion nga prindërit e gjithë shoqëria mbi qeverinë për cilësi e mësimdhënie cilësore.

“Presioni i prindërve dhe i gjithë shoqërisë duhet të jetë mbi Qeverinë për krijimin e kushteve, për mësimdhënie cilësore. Situata që e kemi sot në arsim, përfshi dhe rezultatet e fëmijëve tanë në testin PISA janë pasqyrë e degradimit që këto qeveri i kanë bërë arsimit, e ndërhyrjeve të mëdha partiake në të gjitha nivelet e shkollimit që nga çerdhet e deri në fakultete, që nga pas lufta e deri sot. Situata në arsim mund të përmirësohet, por jo me këtë përbërje të qeverisë e cila është e fokusuar të pagat e veta dhe ku Ministria e Arsimit është bërë çerdhe për punësimin e militantëve partiakë”, deklaronte asokohe Nagavci.

E tash si ministre, Nagavci ka dalur ashpër kundër grevës, duke nisur takime me mësimdhënës nëpër Drejtoritë Komunale.

Lajme të ngjashme