Koci për strukturat paralele në veri: Nuk ka më taktizim, të eliminohen menjëherë
Avokati i njohur Arianit Koci, ka komentuar situatën e krijuar së fundmi, në veri të vendit. Sa i përket aspektit të drejtësisë, ai ka thënë se tashmë nuk ka taktizim.
Sipas tij, strukturat paralele atje, duhet të neutralizohen e eliminohen, gjithashtu personat që kanë kaluar pragun penal, të arrestohen
Postimi i plotë i Avokatit:
“Strukturat paralele të Serbisë, në veçanti ato të sigurisë, e kanë shtuar aktivitetin në Kosovë.
Kjo po ndodhë edhe në brendi të Kosovës.
Nuk ka më taktizim.
Duhet të neutralizohen dhe eliminohen menjëherë.
E personat që e kanë kaluar pragun penal, edhe të arrestohen.
Natyrisht, pasi të sigurohen prova kredibile; ashtu siç e parashohin ligjet pozitive.
E ato, besoj që organet tana të sigurisë, nuk e kanë problem me i siguru.”