Kjo është shtëpia ku dyshohet se bëri vetëvrasje Sokol Halili
Gazetarja e Gazetës Nacionale Gentiana Hasani, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në shtëpinë e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashit. Në shtëpi, ditën e enjtë dukej se nuk ishte askush. Të paktën kështu dukej nga përpjekjet e gazetares së Nacionales, për të kontaktuar me dikë në shtëpi. Por aty s’u lajmërua askush.
Por gjatë ditës së sotme ka qenë pikërisht shtëpia ku kishte jetuar Sokoli, ajo të cilën policia e pati pistën kryesore të hetimit për vendndodhjen e tij.
Ekipet policore sot vërshuan shtëpinë e Sokol Halilit në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin”, ka njoftuar policia.
E të premtën RTV 21 ka postuar një video në të cilën pretendon se janë policia e Kosovës teksa rrethojnë shtëpinë e Sokol Halilit, i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit.
Në videon e publikuar nga RTV 21, shihet policët e Kosovës.