KGJK lanson platformën ku qytetarët mund të pajisjen online me çertifikata për gjendje penale - NACIONALE

KGJK lanson platformën ku qytetarët mund të pajisjen online me çertifikata për gjendje penale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale”, kanë njoftuar se kanë lansuar platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

Me anë të një njoftimi të lëshuar në faqën e tyre zyrtarethuhet se qytetarët mund të pajisen online me certifikatat e së kaluarës penale në platformën shtetërore eKosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në gjykata dhe të presin radhë.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka thënë se ky shërbim është tejet i rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe qytetarët e Kosovës.

Jemi shumë mirënjohës për kontributin dhe punën ekipore të projektit SQEP, gjykatave dhe institucioneve të përfshira në Komitetin Drejtues, përfshirë Zyrën e BE-së, Këshillin Prokurorial i Kosovës, Agjencinë për Regjistrim Civil, Policinë e Kosovës, partnerë tjerë të Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë që kanë punuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor dhe sfidues për gjyqësorin e Kosovës”, ka thënë Zogaj.

Lajme të ngjashme