Kërcënimet e Sheshelit: Haradinaj-Stublla kërkon që Rada Trajkoviq të mbrohet 24 orë nga shteti
Ish-ministrja e jashtme kërkon që shteti t’i ofrojë mbrojtje 24 orë Rada Trajkoviqit
Meliza Haradinaj-Stublla, ish-ministre e Jashtme e Kosovës, ka kërkuar nga shteti që t’i ofrojnë mbrojtje 24 orë Rada Trajkoviqit, politikanes serbe.
Kjo pasi Trajkoviq në një intervistë, e ka akuzuar presidentin e Serbisë që me strukturat kriminale në veri, i detyruan serbët të largohen nga institucionet.
“E VËRTETA nga Rada Trajkoviq: “Vuçiq dhe kreu i mafies veriore të Kosovës vendosën që serbët të largohen nga institucionet e tyre legale dhe legjitime, në mënyrë që bandat mafioze ta kontrollojnë veriun. Qeveria e Kosovës duhet t’i ofrojë menjëherë mbrojtje të armatosur 24 orë Radas pas kërcënimeve publike me jetë të Sheshelit ndaj saj!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kjo deklaratë vjen pas kërcënimeve që mori Trajkoviq nga zyrtarë të ndryshëm serbë e krimineli Sheshel.
“Presidenti i shtetit me kreun e mafies për veriun e Kosovës merr vendim që serbët të largohen nga institucionet legale dhe legjitime, që policia e armatosur ligjërisht dhe legjitime të largohet nga pozitat e veta dhe që në thelb, veriu i Kosovës në këtë moment është i kontrolluar nga mafia”, ka thënë Trajkoviq.