KEDS instalon pajisje digjitale që përgjysmojnë kohën e riparimit të prishjeve në rrjet - NACIONALE

KEDS instalon pajisje digjitale që përgjysmojnë kohën e riparimit të prishjeve në rrjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përkushtimi i KEDS-it për përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve në rrjetin e shpërndarjes, nuk ka të ndalur.

Përgjatë dy muajve të fundit, kompania ka instaluar me sukses 11 Detektorë Tregues të Prishjes, të njohur si FID.

Pas vlerësimit të ekspertëve të energjetikës në kompani, këta detektorë, si asete të rëndësishme të sistemit të shpërndarjes, janë instaluar në linjat 35kV nëpër pikat më kritike të rrjetit në rajone të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, në Ferizaj, në Pejë, në Gjilan dhe në Gjakovë. Ndërsa, detektorët e parë në kompani së pari ishin instaluar në linjën ajrore 35 kV Prizren 1 – Zhur.

Këto pajisje përkojnë me standardet më të larta e më të avancuara teknologjike-digjitale për monitorim të rrjetit shpërndarës, duke identifikuar dhe raportuar menjëherë prishjen ose anomalitë në rrjet.

Detektorët e instaluar janë vendosur në një pozitë strategjike përgjatë linjës në mënyrë të atillë që t’i informojë ekipet në terren se në cilën pjesë të linjës ka ndodhur prishja: para ose mbrapa lokacionit ku janë të instaluar detektorët.

Duke funksionuar kështu, këta detektorë përgjysmojnë kohën e kërkimit të avarisë në rrjet, për çka ekipet e terrenit drejtohen saktë te zona e prishjes. Këto pajisje digjitale monitorohen nga distanca prej Qendrës së Kontrollit në kohë reale përmes sistemit SCADA.

Instalimi i këtyre detektorëve, përveçse ndihmon në reduktimin e ndjeshëm të kohëzgjatjes së ndërprerjeve të energjisë elektrike në rast prishjeje, bashkë me to edhe në gjetjen e shpejtë të prishjes, rrit edhe besueshmërinë e sigurinë në rrjet, garanton një mirëmbajtje proaktive, marrje të vendimeve të shpejta në bazë të të dhënave të ofruara, si dhe një efikasitet të plotë operacional.

Ky projekt, bashkë me shumë projekte të tjera që po realizohen gjithandej në Kosovë, përmirësojnë vazhdimisht sigurinë, besueshmërinë dhe efikasitetin e rrjetit të shpërndarjes, me qëllim të përmbushjes së nevojave të konsumatorëve duke u ofruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Angazhimi i KEDS-it për përmirësimin e cilësisë së shërbimit do të vazhdojë edhe në një të ardhme të afërt, kur pritet instalimi i FID-ëve edhe në linjat 10-20kV.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme