Kasolli: Lojëra të mëdha nga një Kryeministër i vogël - NACIONALE

Kasolli: Lojëra të mëdha nga një Kryeministër i vogël

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Politik, Afrim Kasolli ka thënë se marrëdhëniet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me dy negociatorët e BE-së, Josep Borell dhe Miloslav Lajcak, dje ishin në pikën më të ultë të mundshme.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se konsideratat e Kurtit për rolin si të Uashingtonit ashtu dhe të Brukselit mund të jenë të motivuara sa nga konsideratat e tij ideologjike ashtu edhe nga kalkulimet e brendshme politike.

Po ashtu, shpresa Kurtit për të përfituar nga këto përçarje eventuale lidhej edhe me supozimet e tij, se ish-presidenti Hashim Thaçi, gëzonte mbështetje amerikane, prandaj këtij i duheshin evropianët për ta minuar rolin e tij të brendshëm politik”, ka shkruar Kasolli në Facebook.

Tutje Kasolli është shprehur SHBA-ja interes primar ka stabilitetin e Evropës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë interes primar stabilitetin e Evropës. Prandaj fillimisht u angazhuan në dy luftëra botërore, po ashtu gjatë Luftës së Ftohtë për ta penguar rënien e saj fillimisht nën hegjemoninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pastaj nën hegjemoninë sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë. Falë kësaj angazhimi të përbashkët këto dy entitete ia dolën që t’i mundin këta dy armiq ideologjikë të demokracisë liberale, si dhe të garantohet siguria evropiane”, ka thënë Kasolli.

Lajme të ngjashme