Kasolli: Lëndimi i raporteve me SHBA-në dhe përulja ndaj Brukselit është gabim fatal
Analisti Politik, Afrim Kasolli ka reaguar lidhur me qarkullimin e lajmit nëpër disa media se Kosova ka arritur marrëveshje në Bruksel për shtyrjen e targave.
Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se nësë Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje në Bruksel për shtyrje të targave, atëherë sipas tij kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe pos pasojë e qëndrimit të kësaj qeverie për rolin "imperialist" të ShBA-ve dhe servilitetit të pakusht ndaj zyrtarëve të BE-së.
Ai tutje ka shkruar se lëndimi i raporteve me SHBA-në dhe përulja neveritëse ndaj eurokratëve të Brukselit është një gabim fatal, që mund t'i kushtojë shumë Kosovës.