Kanë mbetur pa paga, protestojnë stafi i QKMF-së në Prishtinë - NACIONALE

Kanë mbetur pa paga, protestojnë stafi i QKMF-së në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata Sindikale e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka bërë të ditur se të premten do të mbajë protestë para QKMF-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve shëndetësorë.

“Kryesia e Shoqatës Sindikale të QKMF- Prishtinë ju njofton se sot do të mbahet protestë 15-minutëshe para QKMF-Prishtinë, nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave te punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.

Përveç mjekëve, pagat nuk janë ekzekutuar as për mësimdhënësit dhe grevistët e tjerë. Por që mjekët, edhe pse kanë punuar, kanë mbetur pa rroga.

Lajme të ngjashme