Kabashi: “Pse jo edhe nji livadh ku munden me kullotë disa deputetë” - NACIONALE

Kabashi: “Pse jo edhe nji livadh ku munden me kullotë disa deputetë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bekim Kabashi, analist kosovar, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar deklaratën tashmë virale të deputetit të LVV-së, Dimal Basha, i cili bëri një propozim qesharak për “një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujtë".

Kabashi ka bërë një postim që në fakt është pak i ashpër dhe me doza të ofendimit, duke e përdorur foljen “kullotë” për deputetët.

Pse jo edhe ni livadh ku munen me kullotë disa deputetë” – shkroi z.Kabashi në profilin e tij në Facebook.

Por çfarë tha z. Basha?

Ferizaji e ka një problem jashtëzakonisht të madh që është betonuar komplet. Një krim urbanistik ka ndodh me ato ndërtesat, ku s’ka hapësirë të gjelbër kurrkund. Edhe ne jemi ngulfatë prej betonit. Hapësira e vetme e gjelbër që ka mbetë është pas Pallatit të Sportit…Ne jemi 150 mijë qytetarë që na vyen një park i gjelbër me dalë me ecë, me shëtit dikund. Po flas për nanat, po flas për fëmijët, po flas për pleqtë. Atyre iu vyen një hapësirë e gjelbërt, ku mundem me shku në këmbë, me shëtit, ku kanë një park të madh, ku duhet me pas një platformë edhe ku me ba koncerte verës kur vijnë diaspora. Një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujtë se te na dalin bajnë peticion nja 10-15 veta…. Unë jam që 150 mijë qytetarë me pas një park të mirë”, deklaroi Basha në RTV Dukagjini dje.

* Nacionale distancohet nga gjuha e përdorur nga të dy subjektet e këtij shkrimi.

Lajme të ngjashme