Istog dhe Klinë: Policia po heton dy vdekje të dyshimta
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton vdekjen e dy personve, një në Istog dhe një rast në Klinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rastet e vdekjeve të dy burrave po hetohen nga policia.
Raporti i plotë i PK-së:
HETIM I VDEKJES
Istog 21.05.2023 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që viktima mashkull kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia policore si dhe një autoambulancë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Klinë 21.05.2023 – 18:27. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar për tretman mjekësor me ç’rast nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.