Ismail Kadare më 1998: UÇK-ja shpëtimtare e kombit shqiptar
Fitim Salihu, analist, ka shpërndarë një intervistë të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, në të cilin ai flet për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në intervistën për gazetarin e njohur Halil Matoshi, Kadare e vlerësonte lartë UÇK-në, duke e konsideruar shpëtimtare të kombit shqiptar.
“Ismail Kadare: "UÇK-ja është dalëzotëse e kombit. UÇK-ja u shfaq si shpëtimtare e kombit shqiptar. Me rolin e saj kolosal historik, UÇK-ja bën pjesë në historinë morale të kombit shqiptar."”, shkroi z.Salihu në postimin e tij.
