Islami: Rama nuk e përmendi sherbimin sekret serb sepse lëndon mikun e tij Vuçiq
Opinionisti Dardan Islami, përmes një postimi në Facebook, iu është kundërpërgjigjur kritikëve, të cilët kritikuan Ramën për reagimin e vonshëm në lidhje me themelimin e Dhomave të Specializuara.
Islami ka thënë se kjo ka ndodhur për faktin që gjatë këtyre 7 viteve ka pasë zhvillime në aktakuzë.
Ndërsa në pyetjet e kritikëve se përse kryeministri Rama nuk po e përmend sherbimin sekret serb, Islami ka thënë se përgjigja e kësaj pyetje konsiston në faktin që nëse ai do ta bëntë këtë, kjo do ta lëndonte mikun e tij, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në fund, Islami ka thënë se fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës, është për t'u përshëndetur.