Islami: “Kurti s`po na befason me qëndrime, Vjollca po”
Analisti Dardan Islami ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtje ndaj kërkesave të SHBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka befasuar me qëndrime, por Osmani po.
“Albini nuk është tu na befasu me këto qëndrime, por Vjollca po? Kjo don me na dal as mish as peshk! Çile guri gojën”, ka thënë Islami.