Islami: Albin sushi, mos u tutë - NACIONALE

Islami: Albin sushi, mos u tutë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Dardan Islami ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nga çështja e targave është tërhequr pas informacioneve që ia ka dhënë ambasadori amerikanë për gjendjen në veri të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Islami ka shkruar se kryeministri nuk duhet të frikësohet,

“Albin sushi!#mosutut”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar ndikimin amerikan në arritjen e marrëveshjes se fundit. Në një intervistë për Michael Martens, korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung, ai ka treguar disa detaje,

Ndonëse ende nuk është publikuar intervista e plotë, gazetari ka dhënë informacione të rëndësishme.

“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, ka shkruar ai në “Tëitter”.

Lajme të ngjashme