Ish-zyrtari i VV-së e ofendon rëndë pa prova Jasharajn: Lake e njeri i Kadri Veselit
Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka ofenduar Rrahman Jasharajn, duke thënë se ky i fundit s’e meriton të jetë në krye të sindikatës, pasi që është lake (shërbëtor) i Kadri Veselit.
Hoxha në “Debat Plus”, ka thënë se në krye të sindikatës, duhet të jetë dikush “më përparimtar e i avancuar”.
“A është Rrahman Jasharaj përfaqësues i duhur i sindikatës? Që do të doja ta shihja, jo, kurrë hiç. Do ta doja të shihja njerëz më përparimtar, të avancuar, jo lakenj të Kadri Veselit”, ka thënë ai.
Pyetur se ku i ka marrë këto informacione, Hoxha u përgjigj se ekzistojnë komunikime ku Kadri Veseli ishte përfshirë në procesin kur Jasharaj kërcënonte me greva.
“Shumë komunikime, shumë raporte, edhe raporti i Haradinajt me Veselin, se Jasharaj ka bërë grevë edhe atëherë, bindja ndodhte vetëm kur Kadri Veseli përfshihej në proces”, shtoi ai.