Ironizon Mirena: Deputetin Jahja Kokaj e kisha vendos në mbrojtje të UNESCO-s - NACIONALE

Ironizon Mirena: Deputetin Jahja Kokaj e kisha vendos në mbrojtje të UNESCO-s

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë ditës së sotme, deputeti i LV-së, Jahja Kokaj e ftoi Kuvendin e Kosovës që të mbajë një minutë heshtje në nder të shkencëtarit shqiptar, Artan Boriçi i cili ka vdekur vitin e kaluar.

Gjatë fjalës së tij, Kokaj u është drejtuar deputetëve, duke u thënë se do t’i informojë për një lajm pikëllues – vdekjen e akademikut Artan Boriçi.

Duke e pranuar se është “pak” me vonesë, Jahja foli për arritjet e Boriçit ndërsa çoi deputetët në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të tij.

E lidhur me këtë kërkesë të tij, ka reaguar me ironi analisti Ilir Mirena, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deputeti Kokaj, duhet të vendoset nën mbrojtje të UNESCO-s.

“Deputetin e VV’se, Jahja Koken, e kisha vendos ne mbrojtje te UNESKO’se…” ka shkruar Mirena.

Artan Boriçi, ka vdekur më 25 mars të vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare. Ai ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme