Ironizon Maliqi: Shpallet konkurs për një popull të denjë për liderin
Opinionisti Agon Maliqi, ka ironizuar me kryeministrin e vendit Albin Kurti.
Duke parë gjendjen kaotike në shumë dimensione të jetës në Kosovë, e sidomos videon e fundit të postuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas reagimeve të shumëta, ka reaguar edhe opinionisti Agon Maliqi.
Maliqi ka thënë se është shpallur një konkurs, për një popull i ri, i cili është i denjë për liderin, duke aluduar në kryeministrin Kurti.
“Shpallet konkurs për një popull të ri të denjë për liderin.” Ka shkruar Maliqi.