Interesim i madh për rezidencat në kompleksin luksoz “Porta Rai”: Të gjithë duan parajsën e tyre të detit në Ulqin - NACIONALE

Interesim i madh për rezidencat në kompleksin luksoz “Porta Rai”: Të gjithë duan parajsën e tyre të detit në Ulqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dita e parë e shitjeve për “Porta Rai Beachfront Hotel & Residenes” është planifikuar për sot, më 18 korrik, me një interesim nga e gjithë bota për këtë kompleks rezidencial hotelier luksoz në plazhin më të gjatë me rërë në Adriatik. Gjatë javës së kaluar, një “penthouse” i jashtëzakonshëm në katin më të lartë e me një nga pamjet më të bukura të detit, është shitur dhe ka kërkesa për të gjitha llojet e tjera të apartamenteve të mrekullueshme.

Menjëherë në breg të detit, oferta përfshin rezidenca premium me madhësi të ndryshme, duke filluar nga apartamentet “studio” deri te pronat një-dhomëshe, dy-dhomëshe dhe tri-dhomëshe. Secila prej tyre, ofron detaje të shumta unike që do ta ndryshojnë përgjithmonë pikëpamjen e banorëve të ardhshëm për kënaqësinë dhe relaksin.

Rezidencat kanë ballkone të mëdha, mobilje të rehatshme në dhomat e gjumit e të ndjenjës, banjo moderne dhe një kompleks të vendosur në gjelbërim, qetësi e me pamje të jashtëzakonshme nga deti Adriatik.

“Porta Rai Beachfron Hotel & Residence” e menaxhuar nga Karisma Hotels & Resorts, një grup hotelesh luksoze të njohura botërisht, me një portofolio impresive në Amerikën Latine, në Karaibe dhe Evropë nën disa brende, është e dizajnuar t’i ketë të gjitha.

Kompleksi përmban 300 metra plazh me rërë dhe shtrihet në një zonë të madhe e të rrethuar me një natyrë gati të paprekur: një liqen natyror, pemë mesdhetare, park, oaza të gjelbra të lidhura me shtigje që të çojnë në sheshin qëndror si dhe një shëtitore unike.

Me shtatë pishina dhe një sërë hapësirash rekretarive, duke përfshirë këtu një fushë minigolfi, fusha basketbolli, fusha tenisi dhe për vozitje, volejboll plazhi dhe një hapësirë për joga e meditim, kompleksi ofron relaksim dhe rekreacion për të gjithë. Përveç barit të lobit, kompleksi rezidencial hotelier me pesë yje do t’i ketë edhe shtatë restorante, një klub plazhi, tri bare të plazhit, dhe një bar në sheshin kryesor. Për më shumë, ky projekt fokusohet së pari në ofrimin e lehtësive për fëmijët dhe familjarët.

“Ne e konsiderojmë një mundësi unike blerjen e pronës në një plazh me rërë, në bregdet me të gjitha shërbimet dhe komoditetet. Duke marrë parasysh se çmimet e pronave në vazhdimësi po rriten, trend ky që pritet të vazhdojë edhe më tej, si dhe duke marrë parasysh lokacionin, kualitetin dhe konceptin e kompleksit, kjo është pa dyshim një mundësi e veçantë investimi. Duke shtuar faktin se me blerjen e një residence ju rrisni investimet tuaja në një periudhë të shkurtë, ju po ashtu keni mundësinë të siguroni parajsën tuaj të plazhit me shërbim të nivelit të lartë, ngrënie dhe blerje.” – ka thënë Nemanja Kostiq, drejtoreshë menaxhuese e Karisma Hotels & Resorts për Evropë dhe Lindje të Kesme, një kompani krenare me ekperiencën e saj 25 vjeçare në menaxhimin e pronave luksoze në të gjithë botën.

Porta Rai Beachfron Hotel & Residences ju ofron një mundësi unike si asnjëherë më parë. Regjistroni interesimin tuaj për ditën e parë të shitjeve më 18 korrik në KËTË LINK dhe siguroni rezidencën tuaj në një plazh me rërë përgjatë bredetit të Adriatikut.

Lajme të ngjashme