Imer Mushkolaj: Edi Rama po kujdeset që të mos e lëndojë Vuçiqin - NACIONALE

Imer Mushkolaj: Edi Rama po kujdeset që të mos e lëndojë Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër festën e madhe për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj ia ka rikujtuar Edi Ramës se në 2018- tën kishte tjetër qëndrim.

Ai e ka quajtur hipokrizi kritikën e sotme të kryeministrit Rama.

Më 2018 Edi Rama ekzaltohej me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Tash, plot hipokrizi, ai po jep leksione se qysh qenka "nacionalizëm qesharak e i rrezikshëm" që kosovarët t'i gëzohen fitores së Zvicrës kundër Serbisë”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme