Ibrahimi: Ripërcaktimi i kufijve është opsioni më i mirë, për këtë duhen liderë të guximshëm, të cilët sot nuk i kemi - NACIONALE

Ibrahimi: Ripërcaktimi i kufijve është opsioni më i mirë, për këtë duhen liderë të guximshëm, të cilët sot nuk i kemi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se plani franko-gjerman nuk duhet të jetë ajo që na kënaq dhe se pa njohje nuk ka marrëveshje.

Ai thotë se Kosova duhet ta konsiderojë seriozisht këtë plan, por edhe duhet që të jetë më agresive duke dhënë opsione të tjera.

Ibrahimi ka thënë se “ripërcaktimi i kufijve është opsioni më i mirë i mundshëm”.

Shkrimi i tij i plotë:

Plani Franko-Gjerman është një lëvizje e voooogël nga vendi. Çdo levizje sado e vogël duhet parë me optimizëm.

Por assesi nuk është ajo që duhet të na kënaqë. Pa njohje nuk ka marrëveshje. Ka vetëm shtyrje të zgjidhjes së problemeve për më vonë.

A duhet konsideruar Kosova këtë seriozisht? - Po sigurisht.

Por a duhet të jetë e kënaqur? - Assesi.

A duhet Kosova të jetë më agresive dhe të ofroj opsione të veta? Patjetër.

Tanimë e kam të njohur qëndrimin se ripërcaktimi i kufijve është opsioni më I mirë i mundshëm.

Më mirë tash, se sa pas disa vjetësh, në rrethana ndoshta edhe më të pafavorshme.

Por për këtë duhen liderë të guximshëm dhe vizionarë, të cilët fatkeqsisht sot nuk i kemi.

Lajme të ngjashme