Ibrahimi: Marrëveshja e propozuar është maksimumi që ka arritur Kurti në negociata - NACIONALE

Ibrahimi: Marrëveshja e propozuar është maksimumi që ka arritur Kurti në negociata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Ilir Ibrahim ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas Ibrahimit, marrëveshja e propozuar është maksimumi që kryeministrit, Albin Kurti ka arritur nga negociatat me Serbinë.

Ai thotë se më e keqe është “status quo” se marrëveshja e propozuar, duke nënkuptuar që krerët e shtetit duhet ta shqyrtojnë seriozisht propozimin për marrëveshje me Serbinë.

Shkrimi i plotë:

Duket se marrëveshja e propozuar është maksimumi që ka arritur kryeministri Kurti në negociata.

Për mendimin tim, kjo është më e pafavorshme se mundësitë që I kemi pasur deri tani.

Por bazuar në rrethanat gjeopolitike, mendoj se duhet konsideruar seriozisht.

Status quo është më e keqe se marrëveshja e propozuar.

Lajme të ngjashme