Ibrahimi i shqetësuar: "Kuj i konvenon kjo mbytje e shpresës? Kuj i konvenon zbrazja e Kosovës?"
Opinionisti, Ilir Ibrahimi është shprehur i shqetësuar me deklaratat se në Kosovë ëshë “zi e terr”, ku sipas tij paraardhësit tanë kanë dhënë çdo gjë për lirë dhe që të kemi shtet.
Ibrahmi ka pyetur se kujt i konvenon mbytja e shpresës në Kosovë dhe po ashtu, kujt i konvenon zbrazja e Kosovës.
Shkrimi i plotë i tij:
Për mbi një shekull parardhësit tanë kanë qenë në gjendje që të japin çdo gjë për liri dhe që ta kemi një shtet tonin.
Sot me lehtësinë më të madhe, qohemi e themi se ky vend është zi e terr prandaj duhet ta braktisim.
Kush na e futi këtë në kokë?
Pse kaq defetizëm?
Kuj i konvenon kjo mbytje e shpresës?
Kuj i konvenon zbrazja e Kosovës?