I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares ishte liruar me procedurë të rregullt për armëmbajte
Sokol Halili - i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashi në oborrin e QKUK-së kishte qenë raportuar se ka përjetuar dhunë në vazhdimësi nga i dyshuari i cili ende nuk është kapur nga policia.
Kështu ka raportuar kallxo.com në fund të muajit korrik, Sokol Halilit i ishte bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.
Mirëpo, si raporton ky medium, pas intervistimit intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt duke u dënuar me një gjobë prej 300 eurosh në shtator të këtij viti.
Nacionale ka provuar të flas me prokurorin Rasim Maloku, mirëpo edhe pas disa tentativave, Maloku ka ndërprerë telefonin.
Përveç akuzës pë armbajtje pa leje, Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosje, rast i cili është duke u trajtuar.
